19.6 C
Prizren
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Mbrojtja e Thaçit interviston dëshmitarin e dytë të Prokurorisë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka filluar intervistimin e dëshmitarit të dytë të prokurorisë por seanca po zhvillohet private.

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë kërkuar deri në 12 orë për intervistimin e tij.

Kjo është dita e tretë që dëshmitari i dytë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) paraqitet para trupit gjykues.

Të hënën dhe të martën ai është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë dhe pastaj të mbrojtjes së viktimave.

Gjatë ditës së djeshme, dëshmia është dëgjuar tërësisht e mbyllur për publikun, ndërsa të hënën një pjesë e intervistimit është bërë në seancë publike.

Para trupit gjykues në Hagë ai është prezantuar si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe ka folur për aktivitetin e këtij subjekti në Malishevë, nga viti 1990.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) dhe sipas tij, në të njëjtën kohë kishte ushtruar edhe aktivitetin e tij në LDK.

Sipas tij, UÇK dhe LDK nuk kishin raporte shumë të mira.

Ai ka pretenduar se shtabi i UÇK-së në Malishevë bënte presion që LDK të pushonte aktivitetin e saj në atë pjesë.

Megjithatë, tutje dëshmitari ka deklaruar se një pjesë e madhe e UÇK-së i njihte institucionet e atëhershme të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën e LDK-së.

Para këtij dëshmitari, ditë më parë në gjykatore ka dëshmuar dëshmitarja e parë e ZPS-së por seancat janë mbajtur private.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

Bëhu me banesë pran Parkut të Qytetit dhe pran Lumbardhit !
“Frymo Lirshëm “
+383 44 128 112
Mund të jetë një imazh i 3 persona

Më Shumë

Prizreni gati për goditje të mëdha në merkato

Prizreni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në këtë afat kalimtar. Klubi prizrenas ka paralajmëruar katër transferime të reja, të cilat priten të...

Rahoveci vlerësohet nga projekti DEMOS

Komuna e Rahovecit është nderuar me mirënjohje nga Helvetas Kosova, përmes projektit DEMOS, si shenjë e angazhimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm. "Ky vlerësim tregon përkushtimin...

Kërkimi

Lajmet e Fundit