29.4 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

“Gjithmonë ka qenë në fokus paraja”, Blero hedh akuza të rënda ndaj Afronës

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi kohët e fundit është komentuar mjaft shumë sa i përket jetës së tij private.

Blero dhe modelja e njohur Afrona Dika, vitin e kaluar i kanë dhënë fund martesës së tyre disavjeçare, duke i ndarë përfundimisht rrugët me njëri-tjetrin.

Ditë më parë, Afrona ishte mjaft aktive me intervista televizive ku ka dhënë versionin e saj rreth ndarjes së saj me Bleron dhe duke zbuluar detaje nga romanca e saj e re e dashurisë.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, kishte thënë Afrona.

Pas kësaj, Blero ishte i ftuar në emisionin “Prive” ka dhënë versionin e tij të historisë teksa komentoi edhe intervistën e Afronës, ku sipas tij kishte të pavërteta.

“Lidhjen e kam ndje si një lloj aktrimi, gjithmonë ka qenë në fokus parja. Gjithçka ka qenë e bukur sa ka pasur kur i kam kufizu shpenzimet jam parë si i keq. Nuk është se nuk jam intelegjent për t’i parë këto gjëra por kam hesht për me e pa deri kur po shkon. Pasi e kemi hap biznesin ajo është zhdukur, tash do eci me hapa ligjor. Kam qenë i mirë asnjëherë dorështrëngues por edhe pse e kam mbyllë njërin sy s’do të thotë se nuk e kam parë”, ka thënë Blero.

Më Shumë

Uji është i pijshëm në Prizren

Pas turbullirave të shkaktuara nga reshjet e shiut në burimet ujore, furnizimi me ujë të pijshëm në Prizren është rikthyer në normalitet. Kompania Rajonale e...

Uji nuk është i pijshëm në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar qytetarët e Prizrenit se uji i rrjetit nuk është i përshtatshëm për konsum të pijshëm, për...

Lajmet e Fundit