Familjet me asistencë sociale do t’i pranojnë mjetet në llogari bankare

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton se familjet përfituese të Asistencës Sociale se që nga ky muaj do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale.

 

Sipas njoftimit, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyrat apo pikat e bankave komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre për të pranuar mjetet e asistencës. Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyrave postare.

Po ashtu Ministria e Financave ka njoftuar se edhe në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencën sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën e tyre dhe të njoftojnë zyrtaret e ndihmave sociale.

Përjashtimisht, përfituesit e asistencës sociale me statut të azilantit apo refugjatit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në zyrat postare

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit