Pas shqetësimeve të ngritura nga nxënësit ekskursionist të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, reagon kryetari Kastrati

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, pas disa shqetësimeve të raportuar për akomodimin e nxënësve eksursionist të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Shqipëri, kanë nisën një ekip komunal të udhëhequr nga Sabit Berisha, inspektori, Bardhyl Buçaj, Remzi Buçaj dhe kryetarin e Këshillit të Nxënësve, Flamur Berisha, që të shohin nga afër situatën.

Ky komision pasi ka vizituar drejtpëdrejt dhe kanë parë vendakomodimin e nxënësve, cilësinë e ushqimit dhe kushteve tjera higjeniko – sanitare, kanë vërtetuan se gjithëçka ishte sipas standardeve dhe marrëveshjes mes palëve, njëherit edhe nxënësit kur janë pyetur nga ky komision kanë deklaruan se janë të kënaqur më akomodimin, ushqimin dhe te gjitha kushtet e ofruara.

Njoftimi i plotë i komunës së Malishevës:

Shqetësimet e ngritura bënë që urgjentisht Ekipi i Komunës së Malishevës t’i vizitoj nxënësit ekskursionist të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Shqipëri

Pas disa shqetësimeve të raportuar për akomodimin e nxënësve eksursionist të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Shqipëri, Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e  Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, nisën një ekip komunal të udhëhequr nga Sabit Berisha, inspektori Bardhyl Buçaj, Remzi Buçaj dhe kryetarin e Këshillit të Nxënësve, Flamur Berisha, që të shohin nga afër situatën.

Ata, drejtpëdrejt panë vendakomodimin e nxënësve, cilësinë e ushqimit dhe kushteve tjera higjeniko – sanitare, ku vërtetuan se gjithëçka ishte sipas standardeve dhe marrëveshjes mes palëve, njëherit edhe nxënësit deklaruan se janë të kënaqur më akomodimin, ushqimin dhe te gjitha kushtet e ofruara.

   

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit