Guardiola: De Zerbi është një nga trajnerët më të mirë në 20 vitet e fundit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar trajnerin e Brighton-it, Roberto de Zerbi-n.

Guardiola tani ka fituar 11 tituj të ligës në tre shtete të ndryshme pas triumfit të pestë të Manchester City-t në Premier League në gjashtë sezonet e fundit.

Por, disa thonë se çmimi i menaxherit të vitit në Premier Leauge duhet t’i përket De Zerbi-t, i cili ka shkëlqyer që nga largimi i Graham Potter në fillim të sezonit.

“Roberto është një nga menaxherët më me ndikim në 20 vitet e fundit”, tha Pep Guardiola.

 

Nën 43-vjeçarin italian, Brighton-i është kualifikuar në Evropë për herë të parë në historinë e tyre dhe Guardiola shtoi: “Nuk ka asnjë ekip që luan në mënyrën se si ata luajnë – është unike”.

“Kisha ndjenjën kur ai mbërriti, ndikimi që do të kishte në Premier League do të ishte i madh – nuk e prisja që ai ta bënte atë në këtë hapësirë ??të shkurtër kohore”.

“Ai krijon 20 ose 25 raste për çdo lojë, shumë më mirë se shumica e kundërshtarëve. Ai e monopolizon topin në një mënyrë që nuk ka qenë për një kohë të gjatë”.

“Ata e meritojnë plotësisht suksesin që kanë”, vazhdoi Guardiola duke folur fjalë të mëdha për trajnerin italian.

De Zerbi iu bashkua Brighton-it nga skuadra ukrainase Shakhtar Donetsk pas periudhave në krye të klubeve italiane Palermo, Benevento dhe Sassuolo.

43-vjeçari e ka drejtuar skuadrën angleze në 37 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka marrë 19 fitore, 10 humbje dhe nëntë barazime.

Vlen të ceket se Brighton në këtë edicion ka arritur t’i mposhtë të paktën nga njëherë skuadrat e mëdha në angli, por vetëm Manchester City-n jo, kundërshtar me të cilin do të përballet të mërkurën për herë të dytë në këtë sezon.

Ata gjithashtu arritën deri në gjysmëfinale të FA Cup, ku më pas u eliminuan pas ekzekutimit të penalltive nga Manchester United. Albanian Post

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit