8.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Kurti: Dragashi ka nevojë për më shumë investime

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar më shumë investime në komunën e Dragashit.

I pari i ekzekutivit sot bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar segmentin e rrugës Plavë-Sharr, rrugën e asfaltuar në hyrje të Dragashit dhe kanë takuar po ashtu kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini dhe zyrtarin komunal për komunitete dhe kthim, Uzair Hamza.

Në fjalën e tij, kryeministri i ka falënderuar qytetarët e Dragashit për bashkëjetesën atje, por edhe kryetarin, si dhe të gjitha partitë politike të cilët bashkëpunojnë dhe në këtë mënyrë mundësojnë jetën e mirë.

“Dragashi ka nevojë për më shumë investime dhe prandaj, ne, po përpiqemi që të bëjmë sa më shumë infrastrukturë. Do ta përfundojmë edhe rrugën e cila e lidh Restelicën me kufirin me Maqedoninë e Veriut, me komunat e Mavrovës dhe të Gostivarit atje”, është shprehur Kurti.

Ai tha se sot paradite me ministrin, Nenad Rashiq, ishin bashkë në Ferizaj, për vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së një familjeje gorane me prejardhje nga Dragashi e cila i ka 11 anëtarë, dhe tash po bëhet me shtëpi.

Ndërkaq, ministri Aliu tha se sot bashkë me kryeministrin, kolegë e bashkëpunëtorë, vizituan punimet në segmentin e rrugës Plavë-Sharr, rrugëve që tashmë kanë marrë një dinamikë të re të zhvillimit të punimeve. Ai tregoi se kjo rrugë është e ndarë në dy Lote, Lot 1: Zhur – Dragash dhe Lot 2: Dragash – Brod, me vlerë të përgjithshme prej: 7,731,053.31 euro.

Realizimi i punimeve deri më tani ka përfunduar rreth 70%, dhe pritet që të jetë plotësisht e hapur dhe e aksesueshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve deri në vitin e ardhshëm, bëri të ditur ministri Aliu.

Kryeministri gjatë vizitës në Komunën e Dragashit pati takim  edhe me Kryesuesin e Asamblesë komunale, Uran Halimi dhe përfaqësues të komunës.

Dragashi është komuna me përqindjen më të lartë të komuniteteve jo shumicë, rreth 41%.

Ndërkaq, Ministria për Komunitete dhe Kthim ka ndihmuar këtë komunë përmes thirrjeve të ndryshme për komunitetet, ku 3 milionë? euro janë ndarë për fermerët dhe prodhuesit e vegjël, për OJQ-të që ndihmojnë në punësimin e komuniteteve dhe për vende pune në biznese të reja dhe ato ekzistuese, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Gjithashtu këtë vit do të ndahen 5 bursa për programin e studimeve ballkanistike në Universitetin e Prishtinës për studentë nga komunitetet jo shumicë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s/Video

Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj...

Lajmet e Fundit