2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kurti: Nuk bëj kompromis me republikën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth situatës në veri.

Kurti ka folur në një intervistë për Radio BBC, ku tha se nuk mund të bëjë kompromis me republikën demokratike.

Ai theksoi se Kosova mund ta zvogëlojë numrin e policëve në ndërtesat komunale, nëse paraprakisht,bandat e financuara nga Beogradi të shkojnë në Serbi ose në burgje.

“Në tri komunat, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, i kemi tri ndërtesa. Nëse jo kryetarët, atëherë kush duhet të jetë aty? Nëse nuk janë për kryetarët, kujt i shërbejnë ato? Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kështu duhet të jetë. Ndërtesa janë asete të Republikës së Kosovës. Dikur kanë qenë struktura paralele të Serbisë, por ato janë struktura ilegale, të krijuara me fonde të Beogradit zyrtar, i cili dëshiron ta destabilizojë shtetin tonë, me idenë e Beogradit për të krijuar një botë të madhe serbe. Ne e kundërshtojmë diçka të tillë”, tha Kurti në intervistë për BBC Radio

Që nga e premtja e 26 majit, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill, në zyrat e tyre.

Situata më e tensionuar ishte të hënën më 29 maj, ku pati përleshje mes forcave protestuesve dhe forcave të KFOR-it, e ku si pasojë u lënduan 30 ushtarë në mesin e të cilëve pati edhe tre ushtarak të plagosur me armë zjarri.

Nga bashkësia ndërkombëtare është bërë thirrje për organizimin e zgjedhjeve të reja, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve, si dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Më Shumë

Aulona Muhadri shpallet basketbollistja më e mirë e vitit 2024

Aulona Muhadri u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë e vitit 2024' në ceremoninë Laureatët 2024, për performancën e saj të shkëlqyer me...

Vetëvendosje në Prizren organizon sot ndejë me mërgimtarët

Lëvizja Vetëvendosje  në Prizren do të organizojë sot  një ndejë me mërgimtarët e Prizrenit, në Hotel "Adler". Ngjarja do të fillojë në orën 18:00 dhe...

Lajmet e Fundit