Një numër i ushtarëve turq nisen drejt Kosovës

Një numër i ushtarëve turq janë nisur drejt Kosovës.

Kjo si përforcim për misionin e KFOR-it.

Konfirmimi bë nga Ministria e Mbrojtjes ë Turqisë.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se batalioni i Brigadës 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

Që nga 26 maji, në tri komunat veriore Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, serbët kanë organizuar protesta.

Kjo për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill, në objektet komunale.

Situata ishte tejet e tensionuar të hënën e 29 majit, kur pati edhe përleshje në mes të KFOR-it dhe protestuesve.

Si rezultat i sulmit nga protestuesit serbëm 30 ushtarë u lënduan, në mesin e tyre tre nga arma e zjarrit.

Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i kanë bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që të organizojnë zgjedhje të reja në këto komuna.

Po ashtu që të sigurojnë pjesëmarrjen e serbëve në ato zgjedhje.

Gjithashtu është kërkuar që të nis puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe./

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Lajmet e Fundit