Liria ngjitet në Superligë

Skuadra e Lirisë nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës, pasi në barazh e mposhti Ferizajn, pas ekzekutimit të penaltive.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, krijoi spektakël nga të dyja ekipet në fushë, por që asnjëra nuk gjeti golin brenda 90 minutave.

Njashtu edhe në vazhdime, dhe u deshën penaltitë që të merret vesh skuadra që do të luaj në Superligën e Kosovës.

Nga Liga e Parë, do të inkuadrohen edhe Fushë Kosova dhe Feronikeli.

Ndërsa nga Superliga ra Drenica Trepça ’89 dhe sot Ferizaji. /Klankosova.tv.

?——–
Ndeshja e barazhit në mes Ferizajt dhe Lirisë është mbyllur pa gola edhe pas 90 minutave.

 

Kështu dy skuadrat do të tentojnë në vazhdime që të gjejnë golin e fitores. Nëse nuk ka gola edhe gjatë vazhdime, fituesi do të përcaktohet në penalti.

Rastin më të mirë në ndeshje e pati Liridon Fetahaj i Lirisë, i cili me një goditje të fuqishme tentoi të gjente golin, por portieri i Ferizajt ishte në vend.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

 

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit