Skuadra e Lirisë arriti të fitonte 3-0 me penallti ndeshjen e play-off ndaj Ferizajt duke fituar të drejtën për të luajtur në Superligën e Kosovës sezonin e ardhshëm. Mirëpo, tashmë ka dal në dritë një problem serioz për skuadrën nga Prizreni.
Sipas raportimeve nga gazeta “Olle”, klubi i Ferizajt ka bërë një ankesë zyrtare në Federatën e Futbollit Kosovës (FFK) pasi klubi rival kishte përdorur lojtarë jashtë kontratës.
Si arsye nga kryetari i Ferizajt, Lulzim Abazi, është thënë se disa nga futbollistët e Lirisë kanë kontrata me klubin bardhezi deri më 31 maj, teksa kjo përballje është zhvilluar më 4 qershor.
Abazi deklaroi për Klankosova.tv se presin lajme pozitive në lidhje me këtë
“Ne kemi dorëzuar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për shkak se siç marrim ne vesh disa lojtarë të Lirisë kanë pasë kontratë vetëm deri më 31 maj, e kjo nuk qëndron me rregullat e FFK-së dhe UEFA-s, ka thënë Abazi.
Disa prej lojtarëve të Lirisë kanë pasur kontratë me klubin deri më 31 maj, ndërsa ndeshja e play-off u zhvillua më 4 qershor.
Në rast se FFK i jep të drejtë Ferizajt, atëherë klubi do të rikthehej të luante në Superligë, ndërsa Liria do të duhej ta nisë edhe një herë nga Liga e Parë.
Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj
Megjithatë, në një prononcim për gazetën “Blic”, kreu i klubit të Lirisë, Qemal Krasniqi ka hedhur poshtë pretendimet e Ferizajt.
“Lojtarët e Lirisë janë të gjithë të licensuar për edicionin 2022/23. Ata kanë të drejtë të luajnë, ne jemi konsultuar edhe me personat kompetent dhe jemi në rregull. Këto janë vetëm pallavra të Ferizajt”, ka thënë Krasniqi.Albanian Post
Një ndër tipet e banesave në kompleksin “Parku”.
Bëhu me banes në zemër të Prizrenit pranë Lumbardhit dhe Parkut!
#quality #contrucion #design #park
www.renelualtahiri.com
+383 44 128 112