Dalin pamjet, policët e Kosovës të prangosur dhe me sy të mbyllur pas kidnapimit nga forcat serbe

Mediat serbe kanë publikuar pamje të tre policëve kufitarë të Kosovës që janë kidnapuar nga forcat serbe.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në mesditë nga njësiti policor, i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitarë, ka njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Image

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare, por jo edhe vetë zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion.

Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite të tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, duke përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policorë janë kidnapuar nga forcat serbe.

“Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë, që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Zëri

Image

 

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit