Përfundon sot viti shkollor

Sot në të gjitha shkollat fillore të Republikës së Kosovës, përfundon viti shkollor 2022/2023.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, kanë marrë librezat e tyre me nota.

Ndërkohë, viti shkollor për nxënësit nga klasa e dhjetë deri në të dymbëdhjetën, ka përfunduar javën e kaluar.

Ky vit shkollor kishte nisur me greva të mësimdhënësve të cilët kërkonin rritje të pagave, duke bërë që i gjithë shtatori i vitit të kaluar të jetë pushim për nxënësit.

Viti shkollor përfundoi duke u munduar të kompenzohen humbjet e orëve, edhe pse kjo nuk ndodhi në të gjitha shkollat.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit