0.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Këshilli i Prindërve për testin e Arritshmërisë dhe Maturës: Më e pakta është që ato të pezullohen

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që testi i arritshmërisë dhe i maturës të pezullohen.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Këshilli i Prindërve kanë shkruar se testi i Maturës dhe Arritshmërisë vazhdojnë bindshëm të jenë aktet më të kota dhe më të pavlera.

“I erdhi fundi këtij viti shkollor, me qershinë mbi tortë: testin e Arritshmërisë. Nuk ka ngjarje më përshkruese të këtij viti shkollor sesa një testim i këtij soji: i keqprojektuar, i keqmenaxhuar dhe ku kopjimi është sinonimi për të.

Ndërsa i gjithë sistemi arsimor i Kosovës e çoi dëm edhe një vit për t’i shërbyer mbi 300 mijë fëmijëve, testi i maturës dhe arritshmërisë vazhdojnë bindshëm të jenë aktet më të kota, më të pavlera e më të dëmshme për fëmijët tanë”, kanë reaguar në Këshilli.

Reklama

Po ashtu në reagim thuhet se teste të tilla janë shembuj konkret se si nuk duhen bërë projekte të tilla.

“Janë dëshmia e vendimeve dhe veprimeve pa përdorur rezonin e arsyes shkak-pasojë. Janë “paushalli” i politikbërjes për arsimin që po vazhdon në Kosovë.

Më e pakta është që ato teste të pezullohen. Ndryshe vitin e ardhshëm do të ketë organizim për bojkotimin e tyre”.

Tutje thuhet se një sistem i kalbur arsimor po rrënon shpresën e prindërve për të rritur fëmijët në atdheun që ëndërronin të preheshin përgjithmonë.

“Po e mbyllim një vit shkollor që as emrin e as mbiemrin se ka siç lexohet. Viti duhet të fillonte më 1 shtator dhe t’i shërbente vërtet shkollimit.

Në këtë pikë ku jemi, të vije shumë rëndë të shikosh mbrapa; por (sakaq) trishtohesh të çosh kokën për të parë vitin që vjen. E dhimbshme, sa s’ka, që më 1 shtator 2023 me mijëra fëmijë nuk do të jenë në bankat shkollore të Kosovës, por diku gjetkë.

Një sistem i kalbur arsimor po rrënon shpresën e prindërve për të rritur fëmijët në atdheun që ëndërronin të preheshin përgjithmonë.

Ky sistem arsimor është edhe i skaduar e edhe i dëmshëm (në tërësinë e tij)! Duhet një plan kombëtar, me pajtim të të gjitha palëve, për ta ringjallur, përditësuar dhe reformuar në palcë sistemin arsimor parauniversitar në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Më Shumë

Vjehrri në Rahovec dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj nuses

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj një burri në Rahovec për të cilin dyshohet se ushtron dhunë psiqike ndaj nuses së tij. Në raportin...

82 vjet nga vdekja e intelektualit të shquar shqiptar, Faik Konica

Sot përkujtohet 82 vjetori i vdekjes së Faik Konicës, shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë,...

Lajmet e Fundit