Gastronomia në krizë për punëtorë

Lokalet e gastronomisë kanë filluar ta ndiejnë mungesën e fuqisë punëtore. Madje, pronarët shpeshherë detyrohen t`u shërbejnë klientëve edhe vetë.

Të alarmuar nga kjo situatë, ata kanë menduar të rekrutojnë punëtorë nga vendet aziatike. Edhe Bagladeshi shihet si zgjidhje. Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, u ka kërkuar bizneseve që t’i rrisin pagat dhe t’i përmirësojnë kushtet e punëtorëve.

Këtë punë po e bën pronari i një restoranti në Prishtinë, sa herë që punëtorët e tij nuk arrin t’i marrin porositë.

Në kohën kur lokalet e gastronomisë kanë filluar të frekuentohen më shumë për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, thotë se janë në krizë për punëtorë.

“Momentalisht jemi në një krizë të madhe sa i përket punëtorëve. Nuk është vetëm që po shkojnë jashtë për të punuar, mirëpo jemi në zezonën verore, e zakonisht në zezonën verore shumica e punëtorëve ikin në vendet bregdetare për të punuar”, tha Kllokoqi.

Ankesat për mungesë të stafit, bizneset i kanë adresuar edhe te Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

“Kemi marrë një numër ankesash prej bizneseve dhe kemi marrë edhe propozime të ndryshme sa i përket arritjes të fuqia punëtore, sikur që janë vendet e ndryshme aziatike. Arsyeja kryesore është se numri është mjaft i madh i migrueseve dhe ne duhet të jemi të sigurt që të kemi fuqinë punëtorë të nevojshme”, tha Zana Beqiri, drejtoreshë Ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Mirëpo, për ta ruajtur fuqinë punëtore, bizneseve u është kërkuar që t’i përmirësojnë kushtet e punës e t’i rrisin pagat.

“Bizneset duhet të mendojnë mirë që ta ruajnë fuqinë punëtore. Ruajtja e fuqisë punëtore bëhet përmes së ruajtjes së standardeve të vendit të punës, pagave dhe gjithë bizneset këtë e kanë prioritet dhe gjendja e punëtorëve është më e mirë si vitet e kaluara”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

I pyetur nga RTK-ja në lidhje me krizën për punëtorë, ministri i Financave, Hekuran Murati, u ka kërkuar bizneseve t’i përmirësojnë kushtet.

Sektori i hotelerisë dhe ai i gastronomisë s’kanë përjashtuar mundësinë që në një të ardhme të afërt qytetarët të shërbehen vetë për shkak të mungesës së punëtorëve.

Më Shumë

Tetë vjet pa Kujtim Paçakun

Sot janë bërë tetë vjet nga vdekja e gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, një prej figurave më të...

Trepça – Bashkimi, sonte gjysmëfinalja e dytë në “Minatori”

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e play-offit të Superligës së Kosovës në Basketboll, mes Trepça dhe Bashkimit. Kjo përballje luhet në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë,...

Lajmet e Fundit