11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Quni për audio-incizimet e Kusari-Lilës: Rast për studim se deri ku ka arritur amoraliteti politik

Për tri ditë radhazi në media janë publikuar audio-incizime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Për këto audio-incizime për Front Online ka folur deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Quni, ka thënë se pavarësisht që Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar në vazhdimësi që nuk kanë asnjë relacion me Listën Serbe, këto audio-incizime treguan të kundërtën.

“Vetëvendosja janë përpjekur me e krijua një opinion dhe një bindje që ata nuk kanë asnjë relacion me Listën Srpska, apo me autoritetet serbe të komunitetit serb që dirigjohen nga Beogradi, dhe që kanë ndikim në pjesën veriore të Kosovës, por janë tani përgjimet që janë bërë publike, qytetarët e kanë kuptuar se edhe Vetëvendosja përkundër asaj që ka premtuar dhe ka krijuar bindjen se nuk kanë asnjë relacion do të thotë ata mbajnë kontakt. Do të thotë Shefja e GP të VV-së, zonja Kusari- Lila bashkëbisedon me autoritetet e Listës Srpska për të siguruar votat dhe të kalohen disa ligje për të cilat Qeveria e konsideron që janë të domosdoshme, përndryshe sfidohen në zgjedhje etj etj”, ka thënë Quni, për Front Online.


Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Kontakti:

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Ëeb: www.renelualtahiri.com


 

Ai, madje ka pyetur se si është e mundur që një personalitet i lartë i një partie të krijojë aq shumë afërsi me autoritetet serbe e që janë nën urdhrat e Milan Radojiçiqit.

“Do të thotë është e kundërta e asaj që ata me muaj e me vite janë munduar që t’i bindin qytetarët se tani është një qeveri e cila nuk varet nga një parti e komunitetit serb.

“Kjo është një dimension, çështja tjetër po ashtu vendoset është se si është e mundur që një personaliteti i lartë i një partie që konsiderohet parti serioze, që i kanë disa rregulla të brendshme, e ndjen një afërsi me autoritetet e komunitetit serb të cilat janë nën urdhrat dhe nën ndikimin e padiskutueshëm të një njeriu i cili është në listën e zezë SHBA-së, po ashtu i ndjekur nga organet e drejtësisë, Do të thotë krijohet një afërsi deri në ato përmasa saqë atë e konsideron shumë më të afërt sesa të gjithë personalitetet e tjera shqiptare që janë kundërshtarë politikë, do të thotë është një dukuri që me të vërtetë dëshiron studim se deri ku ka arrit amoraliteti politik i disa personaliteteve politike”, ka shtuar Quni.

Për dhunën që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pasur reagime të ndryshme nga vendorët e ndërkombëtarët./Front Online

Më Shumë

Mbi 2 mijë e 600 tiketa trafiku u shqiptuan gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 606 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të kaluara. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe...

Antony në shitje, braziliani largohet me “skonto”, United reziston për Rashford

Në vitet e fundit, në shtëpinë e Man.United më shumë është diskutuar për trajnerë, për merkato, se sa për tituj dhe futboll. Një situatë e...

Lajmet e Fundit