19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Bideni e quan Kinën “bombë të kurdisur”: Ata kanë disa probleme dhe kjo s’është mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur Kinën “bombë të kurdisur në shumë raste” për shkak të sfidave ekonomike të saj, duke thënë se ky shtet është në vështirësi për shkak të rritjes së dobët.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i përmendi shkallën e lartë të papunësisë dhe fuqinë punëtore që po plaket në Kinë, duke thënë: “Kina është në telashe”- raporton gazeta “The Guardian”.

“Ata kanë disa probleme. Kjo nuk është mirë, sepse kur njerëzit e këqij janë probleme, ata bëjnë gjëra të këqija”- tha presidenti amerikan në një tubim për grumbullim të fondeve në Utah të ShBA-së të enjten. Ai shtoi se nuk dëshiron që ta dëmtojë Kinën dhe se do marrëdhënie racionale me shtetin aziatik.

Komentet e tij ishin të ngjashme me fjalët që i tha në qershor në një tubim tjetër për grumbullim të fondeve, kur Bideni iu referua si “diktator” homologut kinez, Xi Jinping. Kina i ka quajtur “provokim politik” këto komente.

SHBA / Bideni e quan Jinpingun diktator një ditë pas vizitës së Blinkenit në Pekin
Ekonomia e Kinës ra në deflacion në korrik. Fuqia botërore mund të jetë duke hyrë në një periudhë të rritjes shumë më të ngadalshme ekonomike me ngecje të çmimeve të konsumit dhe pagave, në kundërshtim me inflacionin në pjesë të tjera të botës.

Analistët kanë thënë se të dhënat e reja janë shenjë e qartë se ekonomia kineze është duke u dobësuar, gjë që do të nxiste shqetësim për kompanitë dhe ekonomitë e Bashkimit Evropian, për të cilat Kina është partnere kyçe në tregti.

Të mërkurën, Bideni nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndalimin e disa llojeve të investimeve amerikane në Kinë në teknologji të ndjeshme, si çipat kompjuterikë dhe inteligjenca artificiale.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, tha se është shqetësuar rëndë për këtë urdhër dhe se e rezervon të drejtën për të ndërmarrë masa.

Më Shumë

Gipsy Kings performojnë sonte në Hardh Fest

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se grupi i njohur botëror Gipsy Kings do të performojë sonte në Hardh Fest,...

Kuvendi i Komunës së Prizrenit thërret mbledhje më 12 shtator

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më...

Lajmet e Fundit