8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Takimi në Prizren, Shqipëria e Kosova me dy marrëveshje

Thaci dhe Edi ramaNë mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që do të mbahet në 11 janar në Prizren, pritet të nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme.

Bëhet fjalë për një marrëveshje për lehtësimin e tregëtisë dhe një marrëveshje në sektorin e transportit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, për mediat shqiptare deklaroi se, “në mbledhjen e 11 janarit do të nënshkruhet deklarata e partneritetit strategjik mes dy kryeministrave, ndërkohë që do të diskutohet për çështjet e integrimit ekonomik dhe për një qasje sa më të dakorduar për sa i përket situatës në Preshevë”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, që do të mbahet në 11 janar në Prizren, do të çelë një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Evropian.

Rama e bëri këtë vlerësim nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se, “me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë”.

Sipas tij “kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, të cilës të dyja qeveritë do t’i akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri”/Tribuna/

Më Shumë

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit