2.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

60 mijë qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri gjatë vikendit

Mijëra qytetarë të Kosovës po kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar përgjatë muajit gusht, mirëpo kthimi i tyre pothuajse çdo mbrëmje, veçanërisht fundjavave, shoqërohet me radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë. Edhe mbrëmja e kësaj të diele u shoqërua me radhë të mjeteve në hyrje për në Kosovë, pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi.

Ndërkohë, nga të dhënat e autoriteteve kufitare rezulton se kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë të sezonit veror me mbi 60 mijë pushues nga Kosova dhe mbi 9 mijë automjete të vogla dhe autobusë që kanë hyrë në Shqipëri me destinacion bregdetin.

Edhe muaji korrik është mbyllur me bilanc pozitiv krahasuar me një vit më parë.

Mesatarja javore, sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, gjatë korrikut deri në 50 mijë shtetas të Kosovës, pa llogaritur edhe nga vendet e rajonit që kanë hyrë në vendon tonë përmes doganës së Morinit.

Që nga fillimi i sezonit turistik, që përkon me muajin qershor, pika kufitare në Morinë, është përballur me fluks në rritje të hyrje të qytetarëve të Kosovës, që vit pas viti e frekuentojnë gjithnjë e më shumë bregdetin tonë./A2news

Më Shumë

Nis sonte Big Brother, çfarë pritet të ndodhë

Big Brother VIP nis sonte edicionin e katërt. Formati do të drejtohet nga moderimi i Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy...

Nis Liga Unike: Bashkimi në Grupin A dhe Ylli në Grupin B

Sot nis sezoni i ri i Ligës Unike Meshkujt, ku 12 skuadra nga Kosova dhe Shqipëria do të konkurrojnë në dy grupe, duke sjellë...

Lajmet e Fundit