Çka është kurrikulumi ?

Fikret RAMAJ

Tash në shkollat tona qarkullon fjala: kurrikul, që në fakt deri vonë nuk është kuptuar se për çka në fakt bëhet fjalë. Kurrikula ka disa përkufizime. Termi kurrikul ka hyrë në gjuhën tonë nga latinishtja si emër i gjinisë mashkullore. Duhet: kurrikuli e jo kurrikula.
Nga latinishtja “curriculum”, që do të thotë pistë garash, e cila kryhet duke vrapuar apo duke kapërcyer një varg pengesash e vështirësish, por që për nxënësit ka kuptimin si program studimi apo lëndë mësimore që duhet të përfundohet.

Koncepti kurrikulum mund të interpretive në mënyra të ndryshme, duke filluar që nga l?nda që do të mësohet , deri te përvojat e nxënësve , brenda dhe jashtë institucionit arsimor. Dallimet në përkufizimet dhe interpretimet në konceptimin e kurrikulumit e kanë burimin në përparësinë e vlerave që i jepen atij si mjet i arsimimit të nxënësve (lëndët e planifikuara, tekstet, programet, praktikat, fletoret e punës, punët laboratorike dhe eksperimentale, ekskursionet, etj.) dhe si qëllim përfundimtar i arsimit, d.m. th., rezultatet që synohen të arrihen në përfundim të një niveli shkollimi, që në një formë sintetike shprehen në zotërimin e kompetencave.

Pra, kurrikulumi (njëjës) dhe kurrikuli (shumës) është një sekuencë e përvojës potenciale e ndërtuar prej shkollës me qëllimin e disiplinimit të fëmijëve dhe të rinjve në grup, përmban rrugët e të menduarit dhe të konsumimit… është një vendosje e përmbajtjes së lëndës, një listë e ushtrimeve dhe veprimtarive, që duhet të kryhen, një rrugë e përcaktimit, nëse janë arritur objektivat apo jo, një lloj i kontrollit të mësuesit, për ta ushtruar mbi ata që mësojnë ( Chadvick, R.P. 1990).

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit