4.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Zelensky nënshkruan marrëveshje të re me gjigantin britanik të Mbrojtjes për furnizim me armë

Gjiganti i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar BAE Systems ka krijuar një njësi lokale në Ukrainë dhe në të njejtën kohë ka nënshkruar marrëveshje për të ndihmuar rritjen e furnizimeve me armë dhe pajisje në Kiev.

BAE Systems ka thënë se kjo marrveshje  do ti lejojë ata të punojë drejtpërdrejt me Ukrainën që të eksplorojnë  partnerë të mundshëm dhe në fund të prodhojë artileri të lehtë atje.

Kjo firmë ka prodhuar shumë nga armët që Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera i kanë dërguar Ukrainës.

“Zhvillimi i prodhimit tonë të armëve është një përparësi kryesore,” shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Twitter.

Njoftimi erdhi pasi Zelensky pati një takim me shefin ekzekutiv të BAE, Charles Woodburn.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe krijimi i një personi juridik në Ukrainë bazohet në besimin dhe mbështetjen tonë ekzistuese dhe na hap rrugën për të punuar së bashku për të ofruar mbështetje më të drejtpërdrejtë për forcat e armatosura ukrainase,” shkruan CCN,

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune

Më Shumë

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren, raporton PrizrenPress. Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë,...

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Lajmet e Fundit