Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Aziz Gashit, të dyshuar për vrasjen e Beqir Morinës, në Prizren të dielën.
Policia ka thënë se ka pranuar sot autorizimin nga Prokuroria Themelore në Prizren për -publikimin e fotografisë së të dyshuarit.
Reklamë
Aziz Gashi dyshohet se të dielën pasdite, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën Beqir Morina, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra Morina ka vdekur.
I dyshuari ndodhet në arrati dhe policia ka thënë se ndalimi i tij është me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.
“Jane njoftuar te gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore ne nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi:
Kerkohet i dyshuari per rast “Vrasje”
Prizren, 04 Shtator 2023
Lidhur me rastin “ Vrasje “ te dates se djeshme 03.09.2023 te ndodhur ne Rr.” Qerqiz Topulli “ ne Lagjen Arbane te Prizrenit , nga ana e njesiteve policore relevante jane ndermarre te gjitha veprimet e duhura procedurale hetimore e ligjore.
I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur ,perkunder perpjekjeve te bera ende nuk eshte arrite qe te lokalizohet vendqendrimi i tije .
Jane njoftuar te gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore ne nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise.
Me qellim te lokalizimit te venqendrimit te te dyshuarit dhe te arrestimit te tije sa me te shpejte ,nga ana e Prokurorise Themelore te Prizrenit leshohet Autorizim per publikimin e fotografise se te dyshuarit .
Kerkohet ndihme e te gjitha mediave dhe qytetareve qe per qfredo informate per vendndodhjen e te dyshuarit te njoftohet ne Stacionin me te afert policor ne menyre qe te behet arrestimi i te dyshuarit dhe te mundesohet sa me pare zbatimi efikas i procedurave te metejme ligjore.