5.4 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

UPZ, përgatitet të hap bibliotekën e dytë

UPZKa rreth 7 mijë studentë, ndërsa disponon me vetëm një bibliotekë e cila në të shumtën e rasteve nuk i plotëson të gjitha nevojat e studentëve.Universiteti “Ukshin Hoti“ në Prizren, sipas ud. të rektorit Zahadin Shemsidini po përgatitet të hap edhe bibliotekën e dytë, ndërkohë që pret nga TEMPUS që në vlerën prej 30 mijë euro ta furnizojë këtë institucion të lartë arsimorë me literaturën e nevojshme për studentë dhe 5 mijë euro do të investohen nga vetë universiteti. Shemsidini pranon se mungon literatura, kurse mungesën e saj nuk e mohojnë as studentët të cilët gjejnë mënyra të ndryshme pët ta siguruar.

Ka hyrë në vitin e katërt të funksionimit, ndërkohë edhe sot e kësaj dite studentëve të Universitetit të Prizrenit po u mungon literatura e nevojshme. Ata thonë se një pjesë po e gjejnë në bibliotekë, por atë që mungon po e sigurojnë në mënyra të ndryshme ndonëse pranojnë që sigurimi i saj po u kushton, shkruan RTK.

Universiteti “Ukshin Hoti“, ka në gjirin e vet rreth 7 mijë studentë, ndërkohë disponon vetëm me një bibliotekë. Ushtruesi i detyrës së rektorit të UPZ, Zahadin Shemsidini thotë se biblioteka është e pasur me literaturë edhe pse pranon se ajo nuk është e bollshme për atë numër studentësh. Ai thotë se ka literaturë gjermane aty, ndërsa tregon se shumë shpejtë UPZ do të ketë në dispozicion edhe bibliotekën e dytë e cila do të jetë në dispozicion të studentëve.

“Kemi literaturë, por mendoj se nuk është e mjaftueshme. Shumë shpejt do të përurohet edhe biblioteka e re në kuadër të Universitetit. Presim gjithashtu që nga projekti TEMPUS të furnizohemi me literaturë në vlerën prej 30 mijë eurove, ndërkohë 5 mijë euro të tjera do të investohen nga forcat vetanake të Universitetit “, thekson Shemsidini.

Më Shumë

Malisheva nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së

Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Malishevë ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, ku në fokus të diskutimeve ishte organizimi i manifestimit tradicional “Epopeja e...

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë takon drejtorët e shkollave

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi, e shoqëruar nga stafi i drejtorisë, ka mbajtur sot një takim...

Lajmet e Fundit