8.8 C
Prizren
E hënë, 28 Tetor, 2024

Pas 17 vitesh, Milani e mbyll bilancin financiar me fitim

Milan-i rikthehet për të mbyllur bilancin me fitim për herë të parë që nga viti 2006.

Të mërkurën, Bordi i Drejtorëve të klubit kuqezi është mbledhur për llogaritë e sezonit 2022-23 raporton “Calcio e Finanza” dhe buxheti ka përfunduar me rezultat pozitiv neto prej 6 milionë eurosh.

Shifra e 6 milionëve është në përmirësim të qartë krahasuar me humbjet mbi 66 milionë euro në sezonin e kaluar.

Më pas buxheti do të kalojë për miratim në mbledhjen e aksionerëve, e cila me siguri do të zhvillohet në fund të tetorit.

Një rezultat i shkëlqyer për klubin kuqezi, i cili nuk ishte regjistruar fitim që nga viti 2006, kur bilanci (i cili në atë kohë ishte caktuar të mbyllej më 31 dhjetor) tregonte një fitim prej gati 2.5 milionë euro. Që atëherë, mes drejtimeve të Berlusconi-t dhe Yonghong Li, Milan-i ka përfunduar gjithmonë në të kuqe dhe vetëm puna e “Elliott” (dhe tani “RedBird”) e ka kthyer klubin në shinat e qëndrueshmërisë.

Një rrugë që klubi synon të përfundojë me ndërtimin e stadiumit të ri në zonën e San Donato Milanese. Parashikohet një investim prej të paktën 1 miliard eurosh, me synimin që të fillojë puna në tetor 2025 dhe të fillojë të luajë në objekt nga sezoni 2028-29.

Duke u kthyer në bilanc, në detaje, të ardhurat në sezonin 2022-23 kaluan 400 milionë euro (297 milionë në 2021-22), duke vendosur kështu një rekord të ri në historinë e Milan-it. Shifra është nxitur nga një rritje në të ardhurat komerciale dhe sponsorizuese, me 44 milionë në krahasim me sezonin 2021-22, dhe nga ecuria e shkëlqyer në edicionin e fundit të Champions League, ku kuqezinjtë ishin protagonistët deri në gjysmëfinale.

Megjithatë, nuk kanë munguar investimet e pronarëve në skuadër. Së fundi, kapitali neto i konsoliduar më 30 qershor 2023 është 177 milionë euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me gjendjen prej 131.23 milionë euro më 30 qershor 2022.Albanian Post

Më Shumë

LDK-ja reagon pas dënimit të dy zyrtarëve komunalë të Suharekës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas dënimit të dy zyrtarëve komunalë të Suharekës, Berat Kabashi dhe Beqir Berisha, për keqpërdorim të detyrës...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të rinjtë varrosen sot

Dy të rinj vdiqën mbrëmjen e së hënës si pasojë e një aksidenti, që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”. Florim dhe Ardit Parallangaj, do të...

Lajmet e Fundit