12.6 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë fillon me vizita në institucionet shkollore

Bazuar në obligimet që dalin nga plani i punës së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës për vitin 2023 dhe në ushtrim të përgjegjësisë për zhvillimin e procesit edukativo arsimor, kanë filluar të realizohen vizita me karakter pune, takime me institucionet arsimore, personelin arsimor, prindërit, nxënësit dhe të gjithë komunitetin shkollor.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se këto vizita dhe takime, do të bëhen me qëllim të identifikimit të nivelit të zbatimit të përgjegjësive që janë të vendosura në obligimet kontraktuese dhe angazhimet për cilësi në procesin edukativo arsimor nga DAE, tek personeli arsimor, menaxhmenti i shkollave, prindërit dhe nxënësit dhe gjithashtu këto angazhime do të jenë të fokusuara për të arritur një performancë më të mirë të institucioneve arsimore.

“Në këto angazhime do të merr pjesë drejtoresha e DAE-së, Arbëresha Krasniqi, e shoqëruar nga stafi, dhe gjithashtu të angazhuar drejtpërdrejtë zyrtarët e autorizuar të drejtorisë. Vizitat me karakter të vlerësimit të punës sonë të përbashkët do të fillojnë të realizohen nga sot dhe do të ketë vlerësime të punëve, të cilat do të listohen në kuadër të performancës së shkollës dhe bazuar në këto vlerësime do të shpallet stafi më i mirë menaxhues i muajit. Këto vizita do të jenë të përditshme”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Bashkimi fiton dramën në Prizren, merr epërsinë në gjysmëfinale ndaj Borës

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Borës me rezultat të ngushtë 73:70 në palestrën...

Bashkimi në ‘match point’ për titull, pret Pejën 03 në finalen e gjashtë

Bashkimi ndodhet vetëm një fitore larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa pret Pejën 03 në ndeshjen e gjashtë të serisë...

Lajmet e Fundit