7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kurti ftohet për raportim në Kuvend lidhur me procesin e dialogut

Kuvendi i Kosovës e ka ftuar për raportim në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryesia e Kuvendit vendosi qe seanca për raportimin e Kurtit, pritet të mbahet të premten.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se janë dakorduar për dy seanca.

“U dakorduam që të kemi dy seanca, ditën e enjte me pikat e pa përfunduara. Ndërsa seancë të re do të ketë të premten ku pikë e parë e rendit do të jetë raportimi i kryeministrit Kurti për dialogun Kosovë – Serbi”- tha ajo.

Ndërsa kryetarit i grupit tparlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se Kurti do të raportojë për takimet e fundit në Bruksel.

“Seanca do të mbahet ditën e premte, u pajtuam që ta ftojmë kryeministrin për raportim në Kuvend lidhur me takimet e fundit, çka ka pranu kryeministrit, dhe si kemi ardh deri te ky moment”- tha ai.

Kurse, Besnik Tahiri shef i grupit parlamentar të AAK-së, tha se raportimi i kryeministrit është i domosdoshëm.

“Diskutuam dy çështje me rëndësi. E shohim të rendësishme raportimin e Kurtit para Kuvendit për atë se çka ka ndodh në Bruksel. Ky raportim ëahtë i domosdomshëm jo vetëm për transparencën. Është e pafalshme në qoftë se veprimet dhe qasja në Bruksel ta dëmtojë vendin dhe të mos diskutohet në Kuvend”- tha ai.

Abelard Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së tha se Kurti e ka obligim raportimin në legjislativ.

“Është obligim i kryeministrit që duhet ta respektojë rregulloren që të raportojë në Kuvendin e Kosovës. U dakorduam për ditën e premte”- tha ai./kallxo.com

Më Shumë

Diskutohet Plani Zhvillimor i Prizrenit

Të martën, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, u organizua një takim publik me qytetarët, gjatë të cilit u prezantua vlerësimi i...

Tensioni i ulët i rrymës shqetëson banorët e Malësisë së Re në Prizren

Tensioni shumë i ulët i rrymës elektrike, i shkaktuar nga rrjeti i vjetëruar i përçuesve, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e fshatit...

Lajmet e Fundit