Vritet futbollisti brazilian

Futbollisti brazilian, Felipe Diogo, 21 vjeç, u vra këtë të martë në Ribeirão Preto të São Paulos.

Sulmuesi, i cili luante në ekipin São Bernardo në Serie C dhe ishte me pushime në qytetin e tij, ndërsa u qëllua dhjetë herë.

Felipe Diogo u transportua në qendrën spitalore, por nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Sipas mediave braziliane, Policia i ka nisur hetimet, por për momentin nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje, përcjell “Gazeta Express”.

I quajtur si Felipe Favela në kategorinë e të rinjve, sulmuesi i ri kaloi përmes klubeve Cruzeiro, Botafogo-SP dhe Avaí përpara se të mbërrinte në São Bernardo, në ekipin e parë të të cilit ai e bëri debutimin e tij në 2022.

Atë vit ai e luajti një ndeshje në Kampionatin Paulista dhe 12 në Serie D, në të cilat i shënoi katër gola.

Këtë sezon ai i luajti tri ndeshje për Paulista dhe dy në Serie C dhe nuk kishte shënuar ende.

Ai kishte një kontratë me São Bernardo deri më 30 nëntor 2024. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit