10.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Latifi: Komandantët Toni e Mici me shokë ishin viganë të luftës së popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës

Në 25-vjetorin e rënies në përballje me forcat pushtuese serbe, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, kanë nderuar kujtimin dhe veprën e pavdekshme ndër breza të heronjve Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici nga Rahoveci, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri nga Vushtrria.

“Luftëtarët, komandantë të luftës çlirimtare, janë heronjtë që mbajnë mbi kokë aureolën e lavdisë, duke u bërë shëmbëlltyrë për brezat. Ata vazhdojnë të na frymëzojnë edhe sot e mot. Gjaku i Tonit e Micit, i Hamdiut, Bekteshit e Nezirit nuk do të tretet e as nuk do të thahet dhe përmendoret e statujat e tyre sikur flasin pa nda me ne. Ata u bënë piketa orientuese për ardhmëri. Arritjet e mëdha kërkojnë flijime të mëdha dhe komandantët Toni e Mici me shokë, qenë viganë të luftës së popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës, nën emblemën e UÇK-së. Pa këtë luftë dhe pa këto rënie të mëdha ne nuk do të ishim në gjendje të dimë çfarë vlere ka liria. Dëshmorët e treguan me vepra dashurinë e tyre, duke dhënë jetën dhe neve na takon ta dëshmojmë dashurinë ndaj vendit me punë e përkushtime të përditshme”, është shprehur Latifi.

Më Shumë

Golden Eagle Ylli arrin marrëveshje me lituanezin Donatas Sabeckis

Golden Eagle Ylli po vazhdon me përforcime para fazës finale në basketbollin kosovar. Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, therandasit kanë arritur marrëveshje me transferin...

Totaj pret kolonelin Federico Mora

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim njoftues Kolonelin Federico Mora, komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore të...

Lajmet e Fundit