2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mbi 5 mijë vjedhje në Kosovë për dhjetë muaj

Gjatë dhjetë muajve të këtij viti, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, janë regjistruar mbi pese mijë vjedhje. Sipas Policisë, në periudhën janar-tetor 2023, kanë ndodhur 3 502 vjedhje, 2 223 vjedhje të rënda si dhe 13 vjedhje grabitqare.

Për këtë njohës të çështjeve të sigurisë kanë thënë se rritja e numrit të vjedhjeve është bërë një fenomen shqetësues dhe këtë çështje ata e lidhin me kushtet socio-ekonomike në vend. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se numri i vjedhjeve është bërë shqetësues, ai ka thënë se këto vjedhje janë duke ndodhur si shkak i situatës ekonomike në vend si dhe shtimi i numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Ky numër është shqetësues por vlen të theksohet se edhe më herët ka qenë shqetësues. Si shembull konkret se sa shqetësuese është ne e kemi rastin në Ferizaj, kur ndodhi plaçkitja atje dhe e pame se për çka janë në gjendje të bëjnë këta grabitës, ose këta kriminel. Duke i parë edhe statistikat e përdorimit të substancave narkotike, delikuentet bëjnë çdo gjë që të arrijnë deri të ajo drogë ose substancat tjera narkotike dhe për këtë janë në gjendje që të plaçkitin dhe të bëjnë vjedhje të rënda, pa i menduar pasojat. Definitivisht se kjo ka të bëjnë edhe me situatën ekonomike”, tha ai.

Ai bëri thirrje që Policia të jetë me vigjilente dhe të rris numrin e patrullimeve.

“Delikuenca është rritur në Kosovë dhe ajo çka duhet të bëjë policia në aspektin e sigurisë dhe gjithmonë sipas mendimit tim se policia në bashkësi duhet që të veprojë më shumë, duhet të organizohet më shumë dhe sidomos lagjet kur janë të dyshimta, ndriçimi publik duhet të jetë. Dhe patrullat definitivisht duhet që të shtohen më shumë, jo se nuk ka pasur patrulla edhe më herët, por situata dhe statistikat se po shtohen numrat duhet që të shtohen edhe patrullimet”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, tha se numri kaq i madh i vjedhjeve është duke ndodhur për shkak se Policia është më shumë e fokusuar në pjesën veriore të vendit, për këtë ai ka thënë se kriminelët po i shfrytëzojnë këto raste.

“Tani në situatën në të cilën po jetojmë edhe problemet që po paraqiten sidomos situatat konfliktuoze që munden me ardhë deri teke një lufte mesë Serbisë dhe Kosovës, krejt opinioni është i orientuar për këtë çështje të mbrojtjes se sovranitetit të Kosovës. Dhe në këtë situatë gjithsecili mundohet me i shfrytëzuar situatat e veta edhe kjo strukturë e këtyre njerëzve që merren me krime janë permanent edhe ecin ne hap me kohën sepse shfrytëzojnë kohën. Tash ne një numër të madh të policisë i kemi të orientuar edhe i kemi dërguar atje në mbrojtjen e sovranitetin në pjesën e veriut”, tha ai.

Ai tha se për këtë një kritik të madhe duhet që t’i drejtohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi sipas tij, ajo duhet që të jetë vigjilente që të ruaj rendin dhe qetësin brenda krejt territorit të Kosovës, raporton EO.

“Është një kritik e madhe që duhet me ja drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, pavarësisht se e kemi situatën siç e kemi. Ministria duhet që të jetë vigjilente që të ruaj rendin dhe qetësin brenda krejt territorit të Kosovës. Luftimin e krimit duhet të bëhet në mënyrë permanente, në ato pjesë që ndodh më shpesh ato vepra duhet edhe me u përgjigj. Nga ana e policisë kërkohet që non-stop të është i mbuluar tereni sidomos në ato vende ku shpesh herë përsëriten. Normal që gjithë ndërlidhet me shkaqet ekonomike, institucionet e sigurisë në mënyrë permanente ti përcjellin këto, t’i kenë me vigjilent detyrat e tyre”, tha ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Nis Fest 63 në RTSH, 15 artistë prekin sot skenën magjike

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e natës së parë të FEST 63 në RTSH që do ngjisë në skenë artistë të ndryshëm,...

22 mijë e 418 foshnja erdhën në jetë në Kosovë nga janari deri në tetor

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë. Kështu thonë të dhënat e publikuara të...

Lajmet e Fundit