Drejtoria e Arsimit në Prizren dhe “Dokufest” nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit

Drejtoria Komunale e Arsimit(DKA) në Prizren ka nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me “Dokufesti”-in.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i drejtoreshës së DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj

Kënaqësi të nënshkruanim sot Memorandum Bashkëpunimi me DokuFest.

Ky memorandum synon funksionalizimin e bashkëpunimit afatgjatë në mes të DokuFest dhe Komunës së Prizrenit, përkatësisht Drejtorisë Komunale të Arsimit, për përdorimin e platformës “Biblioteka Digjitale e Mësimdhënësit” që nxit dhe mbështet shkollat përkatësisht mësimdhënësit në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativ-mësimor, në shkollat e mesme të larta, me qëllim të përmbushjes të kërkesave dhe rezultateve të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës, që nxënësit dhe të rinjtë/ të rejat e Kosovës të përgatiten për t`u përballur me sfidat e shekullit XXI dhe të gjenerojnë dije të reja konkurruese në mënyrë aktive për tregun global të punës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit