2.4 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Kush e vrau Hasan Riza Pashën dhe në ç’rrethana iu dorëzua Shkodra ushtrisë malazeze nga Esat Pashë Toptani?

Sheradin Berisha 

Në tetor 1912 kur Trupat ushtarake të shteteve të “Aleancës ballkanike” (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) ndërmorën operacione pushtuese në tokat shqiptare, Esat Pashë Toptani duke qenë në krye të redifëve shqiptarë u gjend në mbrojtje të Shkodrës nga sulmet e trupave ushtarake malazeze.

Në këtë situatë Esat Pasha u caktua zëvendëskomandant i Korpusit të Shkodrës, ndërsa komandant i të gjitha trupave të këtij korpusi ishte Hasan Riza Pasha, një ndër oficerët më të përgatitur të ushtrisë turke.

. I jati Namik Pasha ishte Vali i Bagdadit dhe djali pati një karrierë të shkëlqyer. Në vitin 1892 u gradua si nëntoger në Akademinë Ushtarake të Stambollit, ndërsa më 1895 u gradua kapiten në Shkollën turke të Shtatmadhorisë. Me gradën nënkolonel, me
1899 u dërgua në Gjermani ku plotësoi studimet e larta ushtarake. Nga viti
1901 deri më 1911 shërbeu në Irak, ku fitoi edhe gradën Gjeneral.

Edhe vetë si pjesëtar i një komuniteti jo turk, e simpatizonte mjaft lëvizjen kombëtare
shqiptare.  Hasan Riza Pasha, edhe pse ishte oficer i ushtrisë turke e cila ato ditë
vjeshte po largohej përfundimisht nga Shqipëria, nuk u zbraps dot për
asnjë moment nga sulmet e artilerisë së rëndë malazeze, përkundrazi ai
bëri një marrëveshje me malësorët shqiptarë për t’u mbrojtur bashkarisht
nga operacionet pushtuese malazeze.

Për Hasan Riza Pashën, mbrojtja e Shkodrës kishte të bënte me çështjen e zgjidhjes shqiptare në mbështetje të vendimeve të Kuvendit të Vlorës dhe të njohjes së mëvetësisë së Shqipërisë nga Konferenca e Londrës.

Në dhjetor 1912 Hasan Riza ( i cili mbante edhe pozitën e valiut të Shkodrës) nuk iu bind as ministrit turk të luftës, i cili përmes një telegrami urdhëronte atë, që t´ía dorëzonte qytetin e Shkodrës ushtrisë malazeze.

Në fund të dhjetorit 1912 Hasan Riza Pasha mori një mesazh të drejtëpërdrejtë
edhe nga Kryetari i qeverisë shqiptare, Ismai Qemali (të cilët njiheshin mirë prej kohësh), ku e sqaronte atë se rezistenca në Shkodër ishte jetike për të ardhmen e qytetit dhe e ftonte që ta mbronte këtë qytet nën flamurin shqiptar.

Dhe këtë gjë do ta bëj Hasan Riza Pasha. Më 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar në kalanë e Rozafës dhe dita e fillimit të sulmit të përbashkët të forcave të Garnizonit të Shkodrës dhe malësorëve shqiptarë kundër trupave malazeze e serbe. Por, në pasdi

Por, në pasditen e 30 janarit 1913, Hasan Rizai u vra pabësisht, derisa po dilte nga
shtëpia e Esat Pashë Toptanit. Të gjithë kronistët e kohës, ata që kanë shkruajtur kujtime, si dhe historianët e mëvonshëm lidhur me vrasjen e Hasan Pashës bashkohen në
një pikë: vrasja u krye nga Osman Bali, një njeri i afërt i Esat Pashë Toptanit, me urdhërin direkt të Esatit. Bashkë me Balin, kanë qëlluar një kavajas i quajtur Mahmut dhe një shijakas i quajtur Tofik.

Hasan Riza Pasha, u varros në varret e Xhamisë së Parrucës, por më 1936, sipas propozimit të kryetarit të bashkisë, Zenel Prodanit, eshtrat e tij u rivarrosënnë varrezat e Komaneve. At Gjer Fishta për Hasan Pashën ka thënë: “Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u ba fli prej atyne që nuk deshën shpëtimin e atdheut tonë, prandaj Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet
baraz me heronjtë e kombit shqiptar”.

Sipas të gjithë shënimeve të mëvonshme, vrasja e Hasan Riza Pashës u bë, pasi ky i fundit kërkonte të ngrinte flamurin shqiptar dhe se shtabi xhonturk në qytet nuk ishte dakort për këtë veprim.

Xhonturqit bashkëpunuan me Esat Pashën, ndërsa ky i fundit pranoi, i tunduar nga
fakti, që pas vrasjes së Hasan Riza pashës, komanda e qytetit t’i mbetej atij. Siç u pa me vonë, Esat Pasha kishte synuar të hynte në marrëveshje me
malazezët për hir të interesave të tij.

Në të vërtet Esat Pasha kishte bërë disa kontakte të fshehta me krerët e
ushtrisë malazeze e serbe. Më 5 mars 1913 Esati u takua me shefin e
komandës ushtarake malazeze Princin Danilo i shoqëruar nga Ministri i
jashtëm dhe tema kryesore e bisedës ishte: dorëzimi i Shkodrës. Për këto
veprime të Esat Pashës kanë qenë në dijeni edhe qarqet diplomatike të
Fuqive të Mëdha, të cilët në asokohe ishin mbledhur në Londër për të
shqyrtuar gjendjen e krijuar pas luftës së parë ballkanike.

Që më 10 prill 1913 diplomacia britanike informohet se Esat Pasha, i cili e kishte vrarë
Hasan Riza Pashën, i ka kërkuar qeverisë malazeze një shumë prej 80.000
lirash turke për dorëzimin e qytetit të Shkodrës.Vrasja e Hasan Riza
Pashës, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha për të qenë
i lirë në veprimet e tija që synonin drejt vendosjes në fronin e ri të princit
të Shqipërisë.

Shkodra u dorëzua (pas më shumë se gjashtë muaj e gjysëm
/181 ditë/ qëndrese – Sh.B) në orën 3°° të mengjezit të ditës së mërkurë,
23 prill 1913, pas nënshkrimit të tradhëtisë nga Esat Pashë Toptani një ditë
më parë. Diplomatët njoftojnë se dorëzimi i Shkodrës është bërë mbi bazën
e një pazarllëku midis Esat Pashës dhe malazezeve, dhe bisedimet kishin
vazhduar me ndërprerje disa ditë në kushtet e një izolimi të plotë të sekretit
nga autoritetet malazeze.

Edhe pse Esat Pasha ia dorëzoi Shkodrën Malit të Zi, fati i këtij qyteti do të vendosej në Konferencën e ambasadorëve në Londër. Me ndërmjetësinë e ministrit britanik të Punëve të Jashtëme, Sir Edward Greyt, u arrit një marrëveshje ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarisë për kufijtë e Shqipërisë së veriut e të lindjes, dhe Shkodra i mbetej Shqipërisë, pasiAustro – Hungaria u pajtua, që Peja, Prizreni, Dibra, Struga, Ohr

Më Shumë

Mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 128 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 12 aksidente me të...

Nismë për përmirësimin e shërbimeve pronësore dhe fuqizimin e grave në biznes në Suharekë

Në Komunën e Suharekës u mbajt një takim mes përfaqësuesit të Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, Leotrim Gërmizaj, dhe përfaqësuesit të Shoqatës së...

Lajmet e Fundit