Tjueza lë Lirinë dhe transferohet në Afrikën e Jugut

Futbollisti i Lirisë, Prins Tjueza, i ka dhënë fund karrierës me skuadrën prizrenase.

Skuadra e qytetit jug-perëndimor të Kosovës ka njoftuar të premtën se namibiani që shkëlqeu për një vit e gjysmë, tashmë ka nënshkruar me ekipin e Premierligës nga Afrika e Jugut, Cape Town City.

“Tijueza nga sot është lojtar i Cape Town City nga Afrika e Jugut.E falenderojmë për kontributin dhe i urojmë suksese. Liria nga shitja përfiton 65 mijë dollarë dhe 10% nga shitja e ardhshme e tij. Tijueza ka lënë gjurmë në Kosovë, derisa me Kombëtaren e vetë, Namibinë u kualifikua tutje në Kupën e Afrikës”, ka shkruar skuadra prizrenase.

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Lajmet e Fundit