Ahmet

Nga Skender Berisha 
* Shokut tim Dr. Ahmet Goçajt
Po shpejt bre bacë
Sa shpejtë
Po dje ndejtëm
Na u duk vonë
Ti më the vonë
Unë eca edhe pak
Deri te Kalabria sot
Ku nuk rrinim kot
Unë të prita si tash e mot
Besoj se më ke falur
Për ndejat që nuk i bëmë
Ti një pëllëmbë
Edhe unë një pëllëmbë
Si ti si unë nuk arrijmë gjithëkund
Për ty e për mua paska një fund
Andej e këndej
Një djep na përkund
27 janar 2024

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit