Drejtoria e Arsimit në Prizren ndalon kërkesat për pushim pa pagesë pa arsye të qëndrueshme

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka marrë vendim që të ndalohen kërkesat për pushim pa pagesë në të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Drejtoresha e kësaj drejtorije, Luljeta Veselaj – Gutaj, tregon  se për të kërkuar pushim pa pagesë, puntorët e arsimit duhet të kenë aryse të qëndrueshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Këtë vit kemi  pasur vetëm një kërkesë të tillë”, tregon ajo.

Drejtori i shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, Alidin Flugaj, thotë se  janë njoftuar për një vendim të tillë  të DKA-së.

” Nuk ka pasur kërkesë të këtij lloji në shkollën tonë”, shprehet ai.

Edhe drejtoresha e shkollës  “Hysen Rexhepi” në Prizren, Lumnije Rakaj, tregon  se nuk janë paraqitur kërkesa për pushim pa pagesë në këtë shkollë.

Vendimi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren ndalon mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit që të kërkojnë pushime pa pagesë nëse nuk kanë arsye të qendrueshme, siç mund të jenë ato shëndetësore.

Para fillimit të vitit shkollor 2023/2024, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë kishte njoftuar se shifra e mësimdhënësve që kanë kërkuar pushim pa pagesë për një vit ishte afër 300.

Ndërkaq, ata janë shprehur më pas se me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në vitin 2024, numri i kërkesave të tilla është rritur deri në 500 apo 600. Arsye kryesore sipas tyre janë liberalizimi i vizave dhe kushtet e papërshtatshme për punë të puntorëve të arsimit në Kosovë. /TV Prizreni

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit