7.2 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Enrique: Duam të festojmë titullin sa më shpejtë të jetë e mundur

Një fitore e rëndësishme e PSG-së në transfertë ndaj Montpellier me shifrat 2-6. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i skuadrës parisiene, Luis Enrique, foli për kanalet zyrtare të klubit.

“Nuk ka dyshim, ishte një mbrëmje fantastike. Mendoj se e nisëm ndeshjen shumë mirë, shumë seriozisht dhe kaluam në avantazh shumë shpejt. Ne ishim pak të kujdesshëm në mbrojtje, i lamë shumë kalime kundërshtarit dhe ata u rikthyen në lojë. Në pjesën e dytë bëmë atë që bëmë në pjesën e parë, filluam me një ritëm të mirë, rifituam epërsinë dhe mendoj se ishim superiorë. Triumfi i afërt i kampionatit? Është e mrekullueshme, perfekte. Kjo është ajo që ne po kërkonim. E dinim para ndeshjes se nëse do të fitonim do të kishim 12 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelë. Ne duam të festojmë titullim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mendojmë për të qenë konkurrues në të gjitha garat që na kanë mbetur”, ka thënë Enrique.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Totaj: Ekipet komunale në terren për t’u ndihmuar familjeve e prekura nga përmbytjet në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se mbrëmë vonë dhe që nga orët e hershme të mëngjesit, ekipet komunale janë në terren për...

Totaj vizitoi shoqatat turke

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatave turke në qytet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në...

Lajmet e Fundit