Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

“Ejani dhe vizitoni Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren dhe përjetoni transformimin magjepsës pas përfundimit të punëve restauruese”, shkruan Hoxha në Facebook.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Këtë transformim mund ta përjetoni nëpërmjet imazheve të jashtëzakonshme që shfaqen në ekspozitën fotografike e cila paraqet procesin e punëve restauruese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren”.

“Mos e humbisni këtë mundësi për të eksploruar të kaluarën dhe të tashmen e kësaj perle kulturore!”

Ekspozita do të jetë e hapur nga data 22.03.2024 deri më 05.04.2024 çdo ditë nga ora 11:00 deri në 14:00./PrizrenPress.com/


Mund të jetë një imazh i teksti

 

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit