32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu.

Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.

Ai është përkujtuar sot nga familjarët, bashkëveprimtarët dhe ish- eprorë të lartë të UÇK-së.

Veprimtari i çështjes kombëtare, ish- deputeti Nait Hasani, e ka vlerësuar lart figurën e Alush Kryeziut.

“Me të njëjtën madhështi ku ishin të tubuar me mijëra njerëz në ditën e varrimit, sot po e kujtojmë dëshmorin Alush Kryeziu”, tha ai.

Djali i i dëshmorit, Petrit Kryeziu, tha se vepra e babait të tij duhet të shërbejë për ndërtimine shtetit të Kosovës.

Alush Kryeziu, në vitin 1992, ra heroikisht në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit/tv Prizreni/

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit