7.6 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Guardiola: Gara për titull është e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me fitoren e thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni.

“Jap shumë merita sepse e njoh kundërshtarin me të cilin përballemi. Brightoni ka qenë duke luftuar me shumë mungesa këtë sezon. Edhe pse ata ende luajnë me guxim dhe nuk dorëzohen kurrë, ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, ka thënë Guardiola.

“Por është një rezultat i mirë për ne, shumë i mirë. Ne shënuam katër gola, ky është çelësi. Ne folëm si ekip që nëse nuk do të kishim topin do ta vuanim. Lojtarët e bënë shumë mirë. E thashë më parë, atë që kemi bërë në të kaluarën, nuk do të thotë se do ta bëjmë në të ardhmen. Kanë mbetur edhe pesë ndeshje, ne e dimë se diferencat janë shumë të ngushta. Duhet të fitojmë secilën ndeshje. Çdo ndeshje ne jemi më afër”, ka shtuar Guardiola.

I pyetur nëse titulli tani luftohet vetëm mes Manchester Cityt dhe Arsenalit për titull, Guardiola është përgjigjur: “Nuk është. Ajo që ndodhi me Liverpoolin, dy humbje radhazi, mund të ndodhë me Arsenalin, mund të ndodhë me ne. Ajo që është e rëndësishme është që ne ende jemi atje. Ka shumë lojëra për të luajtur”.

 

Më Shumë

Dëmtohet fusha nga mjetet piroteknike në ndeshjen Liria–Trepça ’89

Sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës ’89, u dëmtua fusha me bari artificial...

P.C Prizreni në gjysmëfinale

Proton Cable Prizreni është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë te Meshkujt. Prizrenasit fituan bindshëm ndaj Gjakovës 108:48, në...

Lajmet e Fundit