18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Rexhaj: Tokat e Manastirit nuk kthehen por Asociacioni nuk bëhet

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se e kanë bërë kusht Asociacionin për anëtarësim në KiE.

Rexhaj në “Debat Plus”, u pyet se a do kthehen tashmë tokat e Manastirit të Deçanit, pasi Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në KiE.

Rexhaj u përgjigj duke thënë se  “nuk kthehen tokat e manastirit por nuk bëhet Asociacioni…”.

Deputeti i VV-së, tha se bashkësia ndërkombëtare kushtëzimin për Asociacionin është duke e bërë si formë shantazhi.

“Pse është kushtëzim deri në shantazh çështja e Asociacionit, nëse do ishte punë e kryer, Kosova do ishte sot në agjendë për anëtarësim në KiE. Kjo tregon qartazi, edhe Kurti tha se edhe brenda komisioneve parlamentare ku ka pasur amendamente të ndryshme se a duhet të jetë kusht Asociacioni apo jo, edhe atje ka kalu. Ka qenë kusht vetëm Manastiri atë kusht e kemi përmbush… duke besu fuqishëm që aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA, po na kërkojnë një gjë të tillë për anëtarësim. Kjo nuk u bë, na u kërkua diçka shtesë, këtë nuk e bëjmë”, tha ai.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Kastrati: Viti 2026 do të jetë vit i përkushtimit për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në dëgjimet publike në vendbanime për hartimin e buxhetit për vitin 2026. Ai ka theksuar...

Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX-it diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim...

Lajmet e Fundit