Edhe zyrtarisht, Mbappe transferohet te Real Madridi

Kylian Mbappe është lojtar i ri i Real Madridit, me klubin spanjoll që e ka zyrtarizuar transferimin e bujshëm të sulmuesit francez.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare dhe në rrjete sociale, klubi mbretëror njoftoi për arritjen e marrëveshjes me Mbappen, që vjen si lojtar i lirë nga Paris St. Germaini.

Mbappe do të bartë numrin 9 te Real Madridi, pas arritjes së marrëveshjes për një kontratë 5-vjeçare.

Megjithatë prezantimi i tij, do të bëhet pas kampionatit evropian “Euro 2024”, ka bërë të ditur klubi madrilen.

Më Shumë

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit