17.8 C
Prizren
E premte, 11 Tetor, 2024

Opozitarët në Prizren kundërshtojnë ndërrimin e destinimit të parkut të fëmijëve në “Bazhdarhane”

Sipas tyre, ngastra në lagjen “Bazhdarhane” që ka shërbyer dikur si park për fëmijë,  po tjetërsohet pa konsulta të mirëfillta më banorët. Por zyrtarët komunalë kanë theksuar se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë meqë në këtë rast synimi është përmbushja e interesit të përgjithshëm publik në kuadër të kompetencave të komunës, për ofrimin e shërbimeve të kuzhinës popullore.

Kuvendari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Gashi ka vlerësuar se në këtë vendimmarrje ka kontradikta pasi Komuna para se ta destinonte këtë ngastër për kuzhinë popullore kishte vendosur që të investonte për ndërtimin e parkut të fëmijëve, raporton Telegrafi.

“Komuna e Prizrenit së pari ndau 110 mijë euro për ndërtimin e parkut për fëmijë në ‘Bazhdarhane’ e më pas parcelën e njëjtë vendosi t’ia jep një shoqate humanitare për ndërtimin e kuzhinës popullore. Ky është absurd i llojit të vet!”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se në tetor të vitit 2023, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën me një operator ekonomik për ndërtimin e katër parqeve në Prizren, me vlerë 297 mijë euro.

Sipas tij në këtë kontratë është përfshirë edhe ndërtimi i parkut përball qendrës sportive apo pranë tregut të mobileve në ‘Bazhdarhane’ në vlerë prej 110 mijë eurove, ku parashihej rregullimi i parkut dhe instalimi i shumë lojërave për fëmijë.

“Qasja improvizuese, pa plan, pa konsultim publik, punët “shkel e shko” e “sa për sy e faqe” kanë shoqëruar qeverisjen Totaj që nga fillimi i mandatit të saj. Pa marrë në konsideratë fare mendimin e komunitetit, kryetari Totaj ka vendosur që parkun e fëmijëve në ‘Bazhdarhane’, për interesa të përkohshme politike, t’ia jep një shoqate humanitare. Edhe ato pak hapësira për fëmijë që i kemi kryetari Totaj ka vendosur t’i betonoj përjetësisht”, ka deklaruar Gashi, duke konsideruar se ky park duhet ti kthehet fëmijëve.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj ka konfirmuar për Telegrafin zhvillimin e aktivitetit të prokurimit për ndërtimin e katër parqeve gjatë vitit të shkuar.

“Ne si DShP kemi filluar me implementimin e kontratës, por në ndërkohë në këtë lokacion Komuna e Prizrenit ka parë se është një interes më i madh publik për qytetin dhe qytetarët e Prizrenit respektivisht ndërtimi i një kuzhine popullore për nevojtarët, në këtë lokacion.  Prandaj, ne do ti realizojmë 3 parqet tjera të parapara me kontrat?, kurse ky lokacion i votuar nga Kuvendi i Komunës do ti dedikohet përmes një ankandi që do të shpallet një OJQ-je që do ta bëjë  këtë investim”, ka thënë Lamaj.

Në seancën e mbajtur në muajin e shkuar, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me shumicë votash, përkundër vërejtjeve të opozitës, patën miratuar vendimin paraprak mbi dhënien e pronës komunale në shfrytëzim një OJQ-je, me qëllim të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik në kuadër të kompetencave të komunës, për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve, shërbimin dhe ofrimin e kuzhinës popullore për familjet sociale dhe ato në nevojë, raporton Telegrafi.

Kërkesa për miratimin e këtij vendimi pat ardhur nga drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Rasim Demiri, i cili pat pohuar se kjo drejtori nga kryetari Shaqir Totaj ka kërkuar ndarjen e ngastrës për ndërtimin e Qendrës për Zhvillim Social, që do të ofrojë përkrahje për qytetarët e kësaj komune.

Demiri pat sqaruar se kjo qendër do të ofrojë shërbime që i përmbushin nevojat sociale të qytetarëve me aktivitete si kuzhina popullore, këshillimore, salla për aktivitete e rekreacion dhe çështje administrative, dhe i pat ftuar OJQ-të e interesuara që të përfshihen në realizimin e këtij projekti.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Festivali Ndërkombëtar i Stripit dhe Karikaturës do të fillojë më 11 tetor në Prizren

Edicioni i 21 i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës në Prizren do të mbahet nga data 11 deri më 18 tetor. Sipas organizatorëve, 3752...

Shefja e asamblistëve të PDK-së në Malishevë poston foto me Limajn e Kilajn, partia e shkarkon nga të gjitha funksionet

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Malishevë, ka vazhduar luftën me Nismën Socialdemokrate në këtë qytet. Kësaj radhe, PDK’ja ka shkarkuar Mirlinda Gashin...

Lajmet e Fundit