10.1 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Nagavci uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, u ka uruar vit të mbarë të gjithë nxënësve me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Sot fillon një kapitull i ri për nxënësit tanë, shumë mundësi e përvoja të reja!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Nagavci, po ashtu, ka uruar për një vit motivues me punë dhe përkushtim nga mësimdhënësit, për siç ka thënë ‘realizimin e misionit për një arsim cilësor.

“Të dashur nxënës, të nderuar prindër, mësimdhënës, udhëheqës të shkollave e zyrtarë komunal. Urime dita e parë e vitit shkollor. Një urim i veçantë për fatosat që për herë të parë ulen në bankat shkollore.Sot fillon një kapitull i ri për nxënësit tanë, shumë mundësi e përvoja të reja! Jam besimplotë për një vit motivues, frymëzues e punë me përkushtim nga mësimdhënësit, andaj dhe plot suksese për nxënësit tanë.Me punë e përkushtim do të realizojmë misionin tonë për një arsim cilësor. Në bashkëpunim me shkollat, prindërit, mësimdhënësit suksesi do të jetë i garantuar. Qoftë një vit i mbarë!”, ka shkruar Nagavci në  Facebook.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Fedi sjell baladën e re ‘Nuk Kthehem’

Artisti i njohur Fedi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Nuk Kthehem”, një baladë e mbushur me ndjenja dhe emocione,...

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve...

Lajmet e Fundit