11.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Gërmimet arkeologjike në Hisar të Suharekës sjellin gjetje të reja

Në afërsi të lokalitetit arkeologjik Hisar në Suharekë janë gjetur disa kallëpe për prodhimin e stolive, sikurse edhe enë të ndryshme. Sipas autoriteteve shtetërore këto zbulime të reja ofrojnë dëshmi për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka zbulime të reja në afërsi të lokalitetit arkeologjik Hisar, në Suharekë, raporton Telegrafi.

“Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit”, ka bërë të ditur ai.

Sipas Çekut, gjetja e kallëpeve të stolive si dhe enëve janë më të rëndësishmet në këtë ekspeditë.

“Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit”, ka shkruar Çeku në rrjetet sociale.

Sipas tij, këto gjetje e bëjnë Hisarin “si një arkivë kryesore për studimin e prehistorisë së Kosovës dhe të Ballkanit”.

Sipas të dhënave të publikuara në Databazën e Trashëgimisë Kulturore, lokaliteti arkeologjik, gjegjësisht, vendbanimi prehistorik i Hisarit ndodhet në anën  jugperëndimore të Suharekës, në krahun e djathtë të rrugës Suharekë–Prizren.

Gërmimet e para në këtë lokalitet janë zhvilluar në disa sezone; 1961-1963, 1978 dhe pas një ndërprerje te disa dekadave, për të vazhduar në vitet 2003-2004, por edhe në vitin e shkuar.

 

“Materiali arkeologjik i zbuluar këtu gjatë gërmimeve i përket periudhës që fillon nga neoliti i vonë deri në periudhën e hekurit dhe në veçanti ka vlera të veçanta për studimin e kulturës materiale të banorëve autoktonë dardanë”, thuhet aty.

Hisari, sipas Databazës, përfaqëson një qendër të rëndësishme të prehistorisë rajonale e ballkanike, ku gjatë epokës eneolitike lulëzoi një qytetërim i vërtetë parahistorik. /Telegrafi/

Më Shumë

Çmimet tavan të derivateve për sot në Kosovë: Nafta 1.64€, benzina 1.39€, gasi 0.87€

Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), janë përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot. Bazuar në...

Prizreni dhe Shqipëria drejt bashkëpunimit në bujqësi: Drejtori Kadriaj e fton ministrin Salla për vizitë zyrtare

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, po përfaqëson Komunën në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, i...

Lajmet e Fundit