6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Bashkimi gati për Superkupën e Kosovës, përballet me Yllin në çerekfinale

Klubi i basketbollit Bashkimi ka njoftuar se është gati të nisë rrugëtimin e tij në Superkupën e Kosovës për sezonin 2024/25. Ekipi do të përballet me rivalin Ylli në çerekfinale të dielën, më 8 shtator, në ora 20:00  shkruan PrizrenPress.

Pas një periudhe parapërgatitore intensive, KB Bashkimi deklaron se është përgatitur maksimalisht dhe është i gatshëm për sfidat që e presin. Ekipi ka punuar me përkushtim dhe disiplinë për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe të bashkuar për këtë sezon të ri.

“Kemi punuar me përkushtim dhe disiplinë për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe të bashkuar. Me mbështetjen e tifozëve tanë dhe angazhimin tonë, besojmë se do të kemi një sezon të suksesshëm,” thuhet në deklaratën e klubit.

Ndeshja pritet të zhvillohet me një atmosferë të zjarrtë, ku tifozët e Bashkimit do të jenë një shtysë e madhe për ekipin drejt suksesit në këtë kompeticion./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

Lajmet e Fundit