36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Totaj bashkëbisedon me të rinjtë për të ardhmen e gjelbër të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë sot në aktivitetin “Green Talks”, të organizuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe anëtarët e ‘Eko Klubit’, përfaqësuesit e këshillave të nxënësve dhe mësimdhënësit e disa shkollave të mesme të larta të qytetit, përfshirë “Gjon Buzuku”, “Remzi Ademaj”, “Luciano Motroni”, “Ymer Prizreni” dhe “Lorenc Antoni”.

Diskutimi u fokusua në çështjet mjedisore brenda shkollave dhe në komunitet, me nxënësit që prezantuan aktivitetet e realizuara përmes projektit “Eko Shkolla”.

Kryetari Totaj prezantoi nismat e Komunës për mjedisin, duke theksuar synimin për të krijuar një Prizren të gjelbër.

“Ky debat është pjesë e përpjekjeve tona për të rritur ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit. Ndryshimi fillon nga ne, dhe çdo hap që bëjmë sot drejt një mjedisi më të gjelbër, është një investim për një të ardhme më të pastër dhe të shëndetshme,” u shpreh  Totaj.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Abuzim me rrjetin e ujësjellësit në Tusus të Prizrenit: Inspektorati zbulon lidhje ilegale, paralajmërohet ndëshkim

Ekipet e Inspektoratit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kanë ndërmarrë gjatë ditës së djeshme aksione të rregullta kontrolli në disa...

Peja 03 transferon Diedona Halitajn nga Bashkimi

Klubi i Peja 03, sonte e ka zyrtarizuar edhe përforcimin e ri vendor të skuadrës, duke njoftuar se me fanellën e tyre do të...

Lajmet e Fundit