6.1 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Llapi i shkakton Suharekës humbjen e parë në këtë sezon

Në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së Kosovës, Llapi shënoi një fitore bindëse 3:0 ndaj Suharekës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke i shkaktuar ekipit të Suharekës humbjen e parë në këtë sezon, përcjell PrizrenPress.

Aksionet filluan shpejt, dhe momenti kyç i pjesës së parë ishte penalltia në minutën e 25-të, e cila u përsërit pas ndërhyrjes së VAR. Blend Baftiu dështoi në tentimin e parë, por u tregua i saktë në tentimin e dytë, duke i dhënë avantazhin Llapit në minutën e 27-të. Suhareka kërkoi një penallti në minutën e 38-të, por gjyqtari nuk e akordoi.

Në pjesën e dytë, Llapi shtoi presionin dhe në minutën e 50-të, Ahmed Januzi shënoi golin e dytë pas një asistimi nga Elvir Gashijani. Suhareka tentoi të rikthehej në lojë me disa kornera dhe aksione, por nuk arriti të rrezikojë seriozisht.

Në fund të ndeshjes, Arbnor Ramadani vulosi fitoren me një gol të bukur në minutën e 90+2′, pas një asistimi të Ergyn Ahmetit. Pavarësisht ndëshkimeve të shumta me kartonë të verdhë për të dyja ekipet, Llapi e kontrolloi lojën deri në fund./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në një familje të pasur shqiptare në Mitrovicë. Shkollën e mesme e krey...

Atmosfera festive po fillon në Prizren

Në “Sheshin e Lidhjes” të Prizrenit tashmë janë vendosur shtëpizat e drurit për “Dimrin Kulturor”, i cili hapet së shpejti dhe do të vazhdojë...

Lajmet e Fundit