Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh.
Prokurorët thonë se ai ka abuzuar dhe kërcënuar gra si dhe ka krijuar një ndërmarrje të vërtetë kriminale, ku përfshihej edhe puna e detyruar, pengmarrje, zjarrvënia e qëllimshme dhe korrupsioni, transmeton klankosova.tv.
Reperi nuk i ka pranuar akuzat, edhe pse deri tani, mbi 100 persona kanë përgatitur padi kundër tij, për shfrytëzim seksual.
Sipas raportimeve në mediat botërore, Diddy organizonte festa të shfrenuara, ku abuzoheshin femra dhe meshkuj.
Prej javësh sipas a2cnn, kanë qarkulluar emra personazhesh të famshëm të cilët kanë marrë pjesë në festa, madje edhe kur kanë qenë të mitur, si Justin Bieber, Usher, e shumë të tjerë.
Por çfarë dihet deri tani për rastin?
Më shumë se 100 persona do të ngrenë padi ndaj tij, në aktpadi përmendet për herë të parë akuza për abuzime me të mitur.
Combs u arrestua në shtator dhe ndodhet në një burg federal. Ai i mohon të gjitha akuzat.
Diddy, një prej personazheve më të suksesshëm në botën e muzikës, ka bashkëpunuar me yjet më të mëdhenj të repit, si Notorious BIG, JayZ e shumë të tjerë.
Akuzat e para për abuzime u bënë nga ish-e dashura e tij, Gina Huynh, në vitin 2019.
Në mars, FBI bastisi shtëpinë e tij, pas akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual.
Disa nga akuzat janë përngjarje të ndodhura në vitin 1991 dhe gjysma e viktimave që e akuzojnë këngëtarin janë meshkuj.
“Më në fund i është bërë e ditur botës sekreti më i madh në industrinë e argëtimit”, tha Tony Buzbee, avokat që përfaqëson 120 paditës.
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”