247 blegtorë të Komunës së Rahovecit përfitues të mbështetjes komunale

Përmes një njoftimi Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur që po vazhdon të mbështesë blegtorët e kësaj komune.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Rahovecit është theksuar që vlera e shumës me të cilën do të mbështeten 247 blegtorë të kësaj komune arrin vlerën e përgjithshme prej 57,700.00€.

Tutje thuhet se qëllimi i kësaj mbështetjeje është lehtësimi i punës së vazhdueshme që bëjnë këta blegtorë, si dhe ta nxisë zhvillimin e blegtorisë, fushë kjo e cila cilësohet si një sektor i rëndësishëm për Komunën e Rahovecit.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë t’i mbështesë fermerët, duke investuar në të ardhmen e qëndrueshme të bujqësisë dhe blegtorisë në Rahovec.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit