2.8 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Muharremaj i reagon ashpër Qeverisë pasi bllokoi qasjet e gjithë zyrtarëve financiarë të Komunës së Suharekës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të kësaj komune, janë bllokuar.

Kjo, sipas tij deri të procedohen vendimet gjyqësore apo përmbarimore.

“Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

“Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng e një marrëveshje të cilën duhet ta zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna”, shton tutje ai.

Për këtë situatë, Muharremaj thotë se duhet të veprojë urgjentisht edhe Kuvendi i Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë.

 

Njoftimi i plotë i tij:

Sot zyrtarisht jemi njoftuar nga institucionet e nivelit qendror, që na kanë bllokuar qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë për ne si Komunë e Suharekës, deri sa të procedohen vendimet gjyqësore/përmbarimore.

Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive.

Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng i një marrëveshje të cilën duhet t’a zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna.

Për këtë situatë, duhet të veproj urgjentisht edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Gjyqtarja Diora Bajrami emërohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vazhdimin e mbledhjes së 357-të, ka caktuar Diora Bajramin në pozitën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren. “Bazuar...

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Lajmet e Fundit