Komuna e Prizrenit përuron tri mini-parqet e rirregulluara për komunitetin

Zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit kanë përuruar tri mini-parqe të rirregulluara në lagjet e ndryshme të qytetit. Sipas tyre këto hapësira të gjelbra publike tani e tutje mund të shfrytëzohen nga banorët për relaksim.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë vizitës në mini-parkun te Sheshi “Ramë Bllaca” ka theksuar se hapësirat e tilla përmirësojnë cilësinë e jetesës për qytetarët.

“Pas kërkesave të banorëve të lagjes për të bërë zgjidhje, kemi vendos ta bëjmë një park me hapësira të gjelbra dhe ulëse për qytetarët, pasi konsiderojmë se kjo ndikon në përmirësim të cilësisë së jetës në këtë pjesë të qytetit”, ka thënë Totaj.


Sipas tij, Komuna e Prizrenit do të vazhdojë investimet në projektet e ngjashme pasi “Agjenda e Gjelbër është një prej prioriteteve”, dhe njëherësh hapësirat e gjelbra publike shfrytëzohen nga qytetarët për të kaluar kohën dhe për tu relaksuar.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka theksuar se krahas mini-parkut te Sheshi “Ramë Bllaca”, janë rregulluar edhe mini-parqet në lagjen “Kurillë” dhe në rrugën “Reshat Karjagdiu”, me ç’rast kostoja e këtyre investimeve i afrohet 200 mijë eurove.

“Në procedurë tenderuese janë edhe katër parqe tjera në kuadër të qytetit të Prizrenit, me synimin që të hartojmë projekte për parqe rekreative e sportive edhe në vitin 2025”, ka deklaruar Lamaj.

Sipas të dhënave zyrtare, rirregullimi i parkut te Sheshi “Ramë Bllaca” ka kushtuar mbi 65 mijë euro, pastaj parku te sheshi “Mustafa Kemal Ataturku” në lagjen “Kurillë” mbi 35 mijë euro dhe parku në rrugën “Reshat Karjagdiu” mbi 86 mijë euro. Ndërkaq parku afër çerdhes “Yllka” nuk është realizuar ndonëse për këtë hapësirë publike ishin planifikuar 110 mijë euro, dhe ndërkohë ngastra i është dhënë në shfrytëzim një organizate jo-qeveritare për ndërtimin e kuzhinës popullore./Telegrafi

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Lajmet e Fundit