6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Zgjedhjet duhet të bojkotohen si shenjë pakënaqësie ndaj poshtërësive të partive politike

Azem Lajqi

Deri tash qytetarët e Kosovës kanë votuar si disponim për formimshtet ligjor, si shpresë në emra të caktuar dhe, së fundi, si provim i secilës mundësi.

Ka X (iks) raste kur deputetët (të gjitha legjislaturat) e Kuvendit të Kosovës, në vend që të jenë shembull ligjor i shtetndërtimit, pos që kanë hartuar ligje priveligjuese për deputetizmin e tyre të përjetshëm, pos që e kanë shurrur votën qytetare paftyrësisht, në momente (raste) jetike për vendin (debatime e miratime ligjore, në shenjë pakënaqësie, ta zëmë të kryetarit të X partisë)i kanë braktisur seancat parlamentare.Dihet se Kuvendi është vend debati e jo ikje nga fushëbeteja e ideve.

Deputetët e Parlamentit të Kosovës janë shndërruar vetëm në një dorë konformiste( pjedës tjetër të vetes së tyre e kanë të robëruar politikisht) për interesin e partive që u takojnë.Atëherë kë ta votojnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamenrare?!Konformizmi i tyre politik( i deputetëve të Parlamentit të Kosovës) është i poshtër.

Ide: Kandidatët për deputet do të duhej që me me votuesit e vet ta nënshkruajnë “Hipokratin politik”:
– se gjatë mandatit të tyre as nuk do t’i brakisin seancat parlamentare;
-se nuk do të eksportohen në një parti tjetër;
– se nuk do të miratojnë ligje për pagesa mbi të larta e priveligjuese(P.sh. pse deputetëve t’u paguhet udhëtimi) për vetveten e tyre, por do të bëhen model shtetformues e jo plaçkitës, përmed privilegjesh, të taksave të qyetarëve.(Marrë nga Facebooku)

Më Shumë

OVL-UÇK distancohet nga veprimet e degës në Has

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) distancohet nga veprimet e ndërmarra nga dega e saj në Has, lidhur me largimin e pllakës...

Kosova fiton në fund ndaj Bullgarisë, ruan kreun e grupit me bilanc perfekt

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në...

Lajmet e Fundit